Të mirat shëndetësore nga uji me fik të thatë

Pemët e thata konsiderohen mjaft të shëndetshme. Fiku i thatë që qëndron në ujë ka shumë të mira shëndetësore dhe po shihet si pije e shëndetshme nga doktorët kur bëhet fjalë për humbjen e peshës së tepërt, raporton India.com

Fiku është i pasur me fibra, gjë që e bën këtë pemë shumë të përshtatshme për t’u konsumuar nga dikush që dëshiron të humb peshë.

Gjithashtu kjo frutë ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit, pasi përmban fibra. Fiku është i mirë për sistemin tretës duke bërë që shëndeti i zorrëve të jetë në nivelin e duhur.

Pirja e ujit me fik të thatë rregullon shtypjen e lartë të gjakut, duke ulur rreziqet nga problemet kardiovaskulare.

Ky ujë po konsiderohet të jetë i shkëlqyeshëm për nyjat e eshtrat pasi që fiku përmban kalcium. Kalciumi ndihmon dendësinë e fortësinë e eshtrave duke ulur rrezikun nga sëmundjet e ndryshme si artriti.

Uji me fik të thatë ndihmon edhe imunitetin. Imuniteti i fortë mban trupin larg rrezikut nga sëmundjet.

Kjo pije këshillohet të konsumohet në mëngjes, para ngrënies.