Temperatura të larta të mërkurën, rekomandohet shmangja e rrezeve të diellit

Moti me diell e vapë dhe temperatura që arrijnë deri në 33 gradë celsius do të mbizotërojë të mërkurën në Kosovë. Për shkak të temperaturave të larta është rekomanduar që qytetarët të shmangin kontaktin me rrezet e diellit në periudhën mes orës 10 e deri në 16.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, sot temperaturat do të sillen nga 9 deri 11 minimalet dhe 29 deri 33 maksimalet. 33 gradë pritet të arrijë temperatura në Kamenicë, Prizren e Gjakovë.

IHMK-ja ka thënë se edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj ka bërë thirrje për kujdes për të gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.