Termokos rikthen ngrohjen

Pavarësisht, se Termokosi, sipas afatit ligjor ka përmbyllur sezonin ngrohës 2019/2020 para dy ditësh, përkatësisht më 15 prill 2020. Por me kërkesë të konsumatorëve ngrohja do të rikthehet sipas kushteve kilimatike.

“Me kërkesë të konsumatorëve të shumtë drejtuar në ndërmarrjen tonë dhe në Komunën e Prishtinës, menaxhmenti i NP “Termokos” në koordinim me Komunën e Prishtinës ka vendosur që të rifillojë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, ka njoftuar Termokos.

Furnizimi me ngrohje, sipas Termokosit, do t’u përshtatet kushteve klimatike, përkatësisht lëvizjes së temperaturave të ajrit.