Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Malishevë-Arllat

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat).

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lendime”, ka thënë Elezaj.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.