Theret me thikë një person në Pejë

Një person është therrur me thikë dje në Pejë.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike, njofton Klan Kosova

I dyshuari ndodhet në arrati.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike. Sipas mjekëve pas operacionit, gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.