Theret një 15 vjeçar në Podujevë, dërgohet në QKUK

Një person i mitur rreth moshës 15 vjeçare është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur në Podujevë në rrugën “Nuhi Gashi”.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare në Prishtinë.

“Rreth orës 16:20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.