Threadsi paralajmëron përditësimin më të ri

Rrjeti më i ri social, Threads, po punon që ta lansojë edhe versionin e uebfaqes, ka bërë të ditur drejtori i Instagramit, Adam Mosseri.

Aktualisht Threadsi operon vetëm si aplikacion i shkarkueshëm, por mundësia që të shndërrohet edhe si ueb është e mundur. Dikush pyeti Mosserin nëse mund ta bëjë këtë të mundur pasi “ndihet i kufizuar”.

“Jemi duke punuar për të”, i ka replikuar ai.

Për Threadsin ka pasur fjalë të mira kur ishte publikuar pasi shihej si rivali kryesor i Twitterit (tash i shndërruar në X), por dikur u tha se i kanë rënë përdoruesit aktivë.