TikToku rrezikon të ndalohet për amerikanët nëse nuk shitet

Qeveria amerikane ka thënë se TikToku duhet të shitet ose përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm në vend.

Aplikacioni për shpërndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose qasjen e saj, raportoi BBC.

Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga aplikacioni popullor mund të bien në duart e qeverisë kineze.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikToku për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina.

Një ndalim i aplikacionit u lajmërua për herë të parë nën ish-presidentin Donald Trump më 2020.

TikToku grumbullon sasi të mëdha të dhënash të përdoruesve të tij, ngjashëm me Instagramin dhe Twitterin.