Trajneri i KF Llapit 𝗽𝗿𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗲̈ 𝗶𝘀𝗵-𝗳𝘂𝘁𝗯𝗼𝗹𝗹𝗶𝘀𝘁𝗶𝗻, 𝘁𝗮sh 𝗺𝗲𝗻𝗮𝘅𝗵𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗯𝗲𝗹𝗴, 𝗠𝗶𝗸𝗲 𝗩𝗲𝗿𝘀𝘁𝗿𝗮𝗲𝘁𝗲𝗻

Pritet bashkëpunim i shpejtë mes KF Llapi dhe menaxherit belg, Mike Verstraeten për zbulimin dhe transferimin e futbollistëve më të mirë nga Llapi në klubet belge.

Kryetrajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina ka pritur në një vizitë pune ish-futbollistin belg, Mike Verstraeten, i cili tashmë kryen rolin e menaxherit të futbollit.

Mike Verstraeten i shoqëruar nga vëllezërit Saraqi, Skender dhe Naser Saraqin si dhe trajnerin e futbollit, Hivzi Ahmeti kanë vizituar ambientet e stadiumit “Zahir Pajaziti”, teksa u mahnitën me kushtet e jashtëzakonshme infrastrukturore dhe organizative të klubit.

Nga sot edhe zyrtarisht është arritur marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet KF Llapi dhe menaxherit belg, Mike Verstraeten që futbollistët më të mirë nga Llapi do transferohen në kampionatin belg nëpërmjet klubit tonë.

Sipas marrëveshjes së arritur sot ndërmjet kryetrajnerit Batatina dhe legjendës belge, Verstraeten, do përzgjedhin futbollistët më të mirë dhe më të talentuar e ku më pas nga Llapi do ta kenë rrugën e transferimit në Belgjikë.

Në takimin e sotëm u diskutua që të ndodh transferimi sa më shpejtë i yllit të skuadrës, Ilir Krasniqi dhe njërit ndër futbollistët më të talentuar dhe me potencial, Arianit Hasani, e më pas të vazhdohet edhe me transferime tjera nga skuadra.

Po ashtu krejt në fund, kryetrajneri Batatina dhe menaxheri Verstraeten u dakorduan që të organizohet një ndeshje miqësore në Arenën “Zahir Pajaziti” mes KF Llapit dhe një skuadre belge e ku do kenë mundësi të paraqiten futbollistët më të talentuar nga Llapi si dhe të prezantojmë kushtet fantastike që janë krijuar në Arenën tonë “Zahir Pajaziti”