Tre të lënduar rëndë nga aksidenti tragjik në Kroaci pritet të lirohen nga spitali

Sot pritet të lirohen nga spitali i Kroacisë tre kosovarë që mbetën për t’u trajtuar për shkak se kishin lëndime të rënda trupore, pas aksidentit tragjik atje.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi dje janë liruar nga spitali i Kroacisë edhe dy bashkatdhetarë që pësuan lëndime gjatë aksidentit në Slavonski Brod të Kraocisë.

 “Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkëkombës u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intensiv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka thënë ai mbrëmë.