Trepça 89′ e mposht Dritën

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy takime në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Befasia e kësaj xhiroje ishte ndeshja mes Dritës dhe Trepçës 89’, ku mysafirët shënuan fitore në rezultat 1 me 2.

Ademi dhe Shala shënuan për Trepçën 89’ duke ia siguruar kështu fitoren, kurse Drita shënoi vetëm një gol përmes Kastriot Rexhës.

Drenica dhe Besa luajtën pa gola edhe pse me raste të mëdha për të dyja skuadrat në këtë takim.