Ushqimet që përmbajnë mangan

Shumë ushqime janë të pasura me mangan dhe pasi që organizmit të njeriut i duhet sasi e vogël është mjaft e lehtë për t’u pasuruar me të gjatë të ushqyerit.

“Webmd” ka renditur disa ushqime që janë të pasura me sasi normale të manganit dhe që janë të duhura për shëndetin e njeriut.

1. Ushqimet e detit

Shumë tipa të ushqimit të detit që kanë guacë janë të pasura me mangan. Midhjet dhe molusqet janë opsion shumë i mirë.

2. Orizi i kafenjtë

Nëse krahasohet me orizin e bardhë, orizi i kafenjtë përmban më shumë lëndë ushqyese si fibra, kalium e vitaminë B. Ai gjithashtu përmban më shumë mangan sesa orizi i bardhë dhe konsiderohet shumë i mirë për t’u konsumuar.

3. Lajthitë

Rreth 21 kokrra lajthi mund të përmbushin nevojën ditore të organizmit për mangan. Edhe kikirikët gjithashtu janë të pasur me këtë mineral.

4. Bishtajoret

Fasulet dhe thjerrëzat janë ushqime që përmbajnë mangan dhe hyjnë në familjen e bishtajoreve. Konsiderohen si të shëndetshme për shkak se përmbushin 40% të nevojave ditore të organizmit për mangan.

5. Spinaqi

I pasur me shumë vlera të tjera ushqyese gjithashtu përmban mangan. Ai është i pasur me fibra, vitaminë A etj.

Ushqime të tjera ta pasura me mangan janë ananasi, buka, çaji i zi, patatet, etj.