Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, dyshohet se një person u godit nga rryma

Një burrë është gjetur i vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit Qirez të Skenderajt.

Policia e Kosovës e cilësoi si vdekje të dyshimtë, por njoftoi se dyshimet e para janë se u mbyt nga rryma derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:00.

Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.