Vdes profesori Riza Smaka

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka.

Lajmin e kanë bërë të ditur anëtarë të familjes së tij përmes njoftimeve në Facebook.

Kujtojmë se i ndjeri ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës më 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu provimin e jurisprudencës, ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi më 1987.