Veseli në Prizren: Fermerët kanë nevojë për përkrahje, të konsumohen prodhimet vendore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar disa ferma të prekura nga pandemia (COVID-19) në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, Veseli ka thënë se fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria.

”Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si dhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë”.

”Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga situata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore”, ka shkruar Veseli.