Veseli porositë qytetarët për koronavirusin: Kujdes, por jo panikun

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shtojnë kujdesin, por jo panikun.

Ky apel i liderit të opozitës vjen menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve që u konfirmuan në Kosovë me koronavirus.

Veseli tha nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook se Kosova ka mjekë dhe personel shëndetësorë shumë të mirë dhe qytetarët duhet tu besojnë atyre.

“Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre. Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.