Vetëvendosje i kthen përgjigjen Anton Qunit, ofertë për LDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar, Rexhep Selimi, ka thënë se gjatë pauzës kanë diskutuar rreth ofertës që ka bërë ministri Anton Quni, që ta rishqyrtojnë ofertën e LDK-së dhe të vazhdohet koalicioni.

Selimi ka thënë se sot ekziston vetëm një zgjidhje, që LDK të votojë kundër mocionit.

“Ne ishim duke diskutuar, mirëpo ministri Quni mori një përgjigje nga Veliu, i cili tha se nuk ka kthim prapa. Para se t’i përgjigjeshim ne, atij iu përgjigjen LDK, nëse doni zgjidhje atëherë keni një shancë ta votoni  kundër mocionin”, deklaroi Selimi.

Pas Selimit, Quni ka thënë se prapë do të angazhohet të vazhdohet koalicioni.