Deputetja e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu, ka thënë se partitë opozitare nuk mund t’i tregojnë partisë fituese se kë të kandidojë për kryetar të Kuvendit dhe se, në shenjë reciprociteti, VV-ja pranon vetëm dy emra nga PDK-ja për nënkryetarë dhe asnjë nga LDK-ja.
“Meqenëse ata po kanë preferenca se kë ta propozojmë ne për kryetare, edhe ne po i shprehim preferencat tona – pra, Nait Hasani dhe Sala Jashari janë të pranueshëm nga PDK-ja, askush tjetër për kryetar të Kuvendit. Ndërkohë, nga LDK-ja, në shenjë reciprociteti, nuk po e pranojmë asnjë deputet”, tha ajo.
“Opozita po bën shkelje me mosvotim për herë të 19-të, ndërsa Vetëvendosje është e gatshme të votojë. Kjo e drejtë na garantohet me Kushtetutë. Që nga fillimi i kësaj sage, synimi i opozitës nuk ka qenë zgjidhja, por bllokada”.
“Opozita nuk e di as vetë çfarë dëshiron – nuk do as zgjedhje, as zhbllokim; ndoshta vetëm ndonjë koalicion me ata që janë mësuar në të kaluarën”.