Vitia: Refuzuam donacionet me vaksina meqë s’kishin afat optimal

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë refuzuar disa donacione të vaksinave AstraZenenca nga disa shtete europiane meqë kishin pak afat përdorimi dhe ekzistonte rreziku që të mund të mos u jepeshin qytetarëve siç ka ndodhur me donacionin e Norvegjisë.

“Janë refuzuar disa donacione të vaksinës AstraZeneca me të vetmen arsye sepse Komiteti për Vaksinim që gjendet në MSH dhe është një trupë profesionale, rekomandimet e të cilësmarrim parasysh. Kanë qenë oferta për donacione, pas asaj që i kemi marrë nga Norvegjia, që kanë pasë një afat skadimi jooptimal që do të na kishte garantuar se do t’i administrojmë te qytetarët tonë. Me rekomandim të Komitetit me mirësjellje i kemi falënderuar dhe refuzuar sepse ka pasë rrezik që edhe ato të mos mund t’i administrojmë “, ka thënë Vitia në një konferencë për media.

Derisa fajin për mospërdorimin e 133 mijë të dozave të vaksinës AstraZeneca ia la teorive konspirative që qarkulluan për këtë lloj të vaksinës dhe deklaratave, siç tha, të papërgjegjshme për afatin e skadimit të tyre.

“Kur kemi filluar vaksinimin me këtë vaksinë, nga 14-15 mijë qytetarë të interesuar numri ka rënë në 5-6 mijë. Një pjesë e tyre s’kanë dashur të vaksinohen me AstraZeneca edhe ata që kanë bërë terminë. E kemi sqaruar edhe publikisht dhe e këtë e ka bërë edhe ambasada norvegjeze”.