Flet njëra nga tri vajzat që u sulmua dje: Konflikti nisi pasi donte favore seksuale në dhomën e masazhit

Njëra nga tri vajzat që u sulmuan dje nga një burrë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka treguar ekskluzivisht për Klan Kosovës se gjithçka ka nisur pasi sulmuesi ka kërkua favore seksuale.

“Është klient i masazhës dhe është hera e dytë ose e tretë që vjen këtu. Konflikti ka nisur për shkak se ka kërkuar favore seksuale brenda në dhomë. Nuk i kena ofruar shërbime të tjera. Pagesën për mesazh e ka bërë shoku i tij dhe jo ai. Në fund ka kërkuar me iu kthy pagesa për shkak që s’ka marrë favore seksuale, pas një ore që ka bërë masazh. Unë kam dal prej dhomës për shkak të sjelljes së tij. Kam qenë e detyruar mos me nejt më në atë dhomë para se me përfundu masazha”.