Vozitësi shkel këmbësoren në Prishtinë dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Në pasditen e të martës në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana në Prishtinë, një vozitës ka shkelur me automjet një këmbësore dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht, ajo ka pësuar vetëm lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, kurse njësitet policore po merren me hetimet dhe për gjetjen e të dyshuarit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, deklaron Ahmeti.