Vuri në dyshim transferimin e Messit, portierit i ndërpritet kontrata nga Inter Miami

Nick Marsman është përjashtuar nga Inter Miami disa javë pasi ai vuri në dyshim transferimin e Leo Messit në klub. 32 vjecari kishte deklaruar në qershor se Inter Miami nuk ishte gati për ardhjen e Messit.

Portieri nënvlerësoi infrastrukturën e Inter Miami dhe nëse ishte mjaft i mirë si klub për të mirëpritur një lojtar të madh si Lionel Messi.

Nick Marsman tha për “ESPN”: Unë personalisht mendoj se ky klub nuk është gati për ardhjen e Messit. Ne kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit thjesht mund të ecin në fushë, nuk ka porta.

Edhe vetë ne nisemi për në stadium pa siguri. Unë mendoj se klubi nuk është gati, por shpresoj që Messi të vijë”. Javë pasi ai vuri në dyshim vendimin e klubit për të nënshkruar me superyllin argjentinas, Marsman ka parë që kontrata e tij të ndërpritet nga Inter Miami.

Ndërkohë që nga mbërritja zyrtare në klub muajin e kaluar, Messi duket se po e shijon jetën në SHBA. Messi ka shënuar deri tani 7 gola në 4 ndeshje, ku dopieta e fundit ishte në fazën 1/8 të Kupës së Ligës kundër Dallas.