Armend Mehaj flet pas dorëheqjes, tregon arsyet

Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Mehaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi.

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.