Xavi trajner i ri i Barcelonës

Ish-lojtari i Barcelonës, Xavi Hernandez, tashmë është kthyer në “Camp Nou” si trajner i klubit katalans.

Siç shkruan Goal.com, klubi i Al-Sadd ka konfirmuar se Xavi do të largohet, për tu bërë trajner i Barcelonës.

Kujtojmë se tash e disa ditë është përfolur për një lëvizje të tillë, por deri sot një gjë të tillë e kishte mohuar klubi nga Katari, Al-Sadd.