Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, me numër 14 në listën zgjedhore, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës, duke e cilësuar atë si të vlefshme dhe me peshë për të ardhmen e Kosovës.

Ai u është drejtuar bashkatdhetarëve që do të votojnë në përfaqësitë diplomatike, duke theksuar kontributin e tyre në liri dhe në shtetndërtim.
“Vota juaj ka peshë. Mos bini pre e propagandës së VV-së. Votoni për PDK-në, për një të ardhme të sigurt të Kosovës”, ka shkruar Haliti.
Në fund të postimit, ai ka bërë thirrje për bashkim rreth PDK-së me mesazhin: “Bashkë për Kosovën!”.