Zelensky këmbëngul në ‘integritetin territorial’ të Ukrainës para bisedimeve me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka insistuar në integritetin territorial të vendit të tij përpara bisedimeve me Rusinë në Turqi këtë javë.

Prioritetet e Ukrainës në bisedime do të jenë “sovraniteti dhe integriteti territorial”, i tha Zelensky kombit të tij në fjalimin e tij të vonshëm më 27 mars.

Në një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin më 27 mars, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ra dakord të ishte nikoqir i bisedimeve dhe bëri thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare, tha zyra e tij.

Disponimi i forcave ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit nuk ka parë asnjë ndryshim të rëndësishëm, tha më 28 mars inteligjenca ushtarake britanike.

Megjithatë, Rusia ka fituar më shumë terren në jug, në afërsi të Mariupolit, ndërsa lufton për të kapur portin , shtoi ai.

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, akuzoi Rusinë se kërkon të ndajë Ukrainën në dysh, duke bërë krahasimin me Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

Një udhëheqës separatist në Luhansk tha më 27 mars se rajoni mund të organizojë së shpejti një referendum për bashkimin me Rusinë.

Zelensky tha se qeveria e tij do të konsideronte shpalljen e neutralitetit dhe ofrimin e garancive të sigurisë për Rusinë, duke përsëritur deklaratat e mëparshme.

Kjo do të përfshinte mbajtjen e Ukrainës pa armë bërthamore, tha ai.