Zelensky pas 3 javë luftime: Forcat ukrainase ruajnë kontrollin e zonave kryesore

Forcat ukrainase ruajnë kontrollin e disa zonave kryesore të vendit që forcat ruse vazhdojnë të përpiqen të marrin kontrollin e tyre, tha sot Presidenti Volodymyr Zelensky kur kanë kaluar më shumë se tre javë pas fillimit të ofensivës ruse.

Trupat ukrainase iu përgjigjën çdo operacioni të njësive ruse, tha kreu i shtetit gjatë një video-mesazhi që u ngarkua në platformën Telegram në orët e para të mëngjesit.

Ai siguroi banorët e qyteteve si Mariupol në (juglindje), Kharkiv në (lindje) dhe Chernihiv  në(në veri) të rrethuar nga trupat ruse se forcat ukrainase nuk do t’i braktisnin.

“Nga ushtria te kisha, të gjithë po bëjnë atë që munden për popullin ukrainas,” tha Zelensky, duke i siguruar “ju do të jeni të lirë”.

Në fjalën e tij, ai falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për ndihmën “e re dhe efektive” që njoftoi.

Ai u premtoi gjithashtu biznesmenëve një ulje të burokracisë dhe kredi pa interes në mes të luftës.

Ndërkohë, parlamentari ukrainas Serhiy Taruta raportoi më herët sot përmes Facebook se një numër më i madh civilësh nga sa mendohej më parë kanë qenë të strehuar në teatrin e Mariupolit, për të cilin pala ukrainase tha se ishte bombarduar nga një avion rus, diçka që Moska e mohon, duke e konsideruar një vepër të nacionalistëve të rendit Azov.

Ai pretendoi se 1300 njerëz ishin brenda ndërtesës, duke ju referuar dëshmive të njerëzve që ishin brenda dhe u shpëtuan.

Deri më tani, autoritetet e qytetit kanë folur për rreth 1000 persona që ishin strehuar në teatër.

Sipas deputetes ukrainase Olga Stefanisina, rreth 130 civilë u shpëtuan dje.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve mbetet i paqartë, shtoi ajo përmes Facebookut.