Zëvendëskryeministri Tahiri nderon heroin Zahir Pajaziti

Sot, në ditëlindjen e 58-të të Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, bashkë me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të Heroit, bëri homazhe te varri i Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Orllan.

“Zahiri, është vlera sublime e Kombit, vizionar dhe simbol i trimërisë. Vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Zahir Pajazitin dhe gjithë dëshmorët e Kombit”, është shprehur Tahiri.