34 pacientë me COVID-19, në Spitalin e Gjakovës

34 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës. 18 prej tyre janë konfirmaur pozitivë me koronavirus.

Siç njofton spitali, 10 pacientë po presin rezultatet për Covid-19, dy pacient janë në CPAP mask, ndërsa 24 pacientë janë në oksigjeno terapi.

Raporti i plotë:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 01 Nentor 2020 ora 8 është:

· 34 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,
· 18 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
· 3 pacientë të konfirmuar negativ
· 10 pacientë presin rezultate,
· 3 pacientë pritet të testohen,
· 24 pacientë me oksigjeno terapi,
· 2 paciente ne CPAP maske.

-Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

-Une vendos maskë të të mbroj ty!
-Ti vendos maskë të më mbrosh mua!
– Bashkë i mbrojmë të tjerët!