Zhduket e reja nga Kaçaniku, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Melisa Krasniqi, nga Kaçaniku është zhdukur nga e premtja.

Lajmin për zhdukjen e saj e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri.

Tahiri tha se postimin e ka bërë me kërkesën e familjes.

“Besojmë shumë në Policinë e Kosovës, por ju lus që të gjurmoni më shumë për atë vajzê 13 vjeçe”, tha Tahiri.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga drejtori rajonal i policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Policia është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës së zhdukur!”, tha Shabani.

Ndërkaq i angazhuar në kërkimin e Melisës, është edhe aktivisti i kërkim-shpëtimit Ridvan Tahiri-Riki.