Zhduket një person në Vushtrri

Një person është raportuar i zhdukur në Vushtrri.

Sipas policisë, ankuesi mashkull ka thënë se i zhdukuri është larguar nga shtëpia me 21 korrik dhe nuk nuk dihet vendndodhja e tij, shkruan teve1.info

“Vushtrri 19.08.2023 – 06:30. Me datën  21.08.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull kosovar dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policë.