Zyrtare, 105 euro vlera e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik. Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Ai tha se kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe do të jetë 110 euro.

Sipas Kurtit, çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.

Ligji i ri i pagave në Kosovë pritet të hyjë në fuqi gjatë këtij muaji.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Sipas Ligjit, koeficientin më të lartë e ka pozita e presidenit – 18 – që i bie që paga e presidentit është 1.890 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

“Koeficienti është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe me anë të tij krijohet mundësia që të ketë fleksibilitet” “Koeficienti për këtë vit do të jetë 105 euro, e pastër pa shtesa, ndërsa 110 pritet të jetë në vitin 2024”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vlera e koeficientit për paga është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe se është bërë një punë që mundëson një planifikim më të saktë edhe në vitet në vijim.

“Koeficienti është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe me anë të tij krijohet mundësia që të ketë fleksibilitet” “Koeficienti për këtë vit do të jetë 105 euro, e pastër pa shtesa, ndërsa 110 pritet të jetë në vitin 2024”.

Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit. Ai u përcaktua sot nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.