Zyrtari nga Brazili që vizitoi Donald Trump-in, infektohet me koronavirus

Një zyrtar i lartë nga Brazili, i cili kishte qenë pjesë e një delegacioni që vizitoi ditë më parë presidentin amerikan Donald Trump, pas analizave ka dalë pozitiv me virusin korona, raporton Independent.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale në Brazil.

Mediat botërore raportojnë se bëhet fjalë për Fabio Wajngarten, që është sekretar për media në zyrën e presidentit Brazilian, Jair Bolsonaro.

Ai ka udhëtuar së bashku me një delegacion në SHBA, derisa kanë drekuar me presidentin amerikan javën e kaluar.