𝐔𝐄𝐅𝐀 planifikon pĂ«rjashtimin nga “Euro 2024” tĂ« kombĂ«tares qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« grup me KosovĂ«n | Kjo Ă«shtĂ« arsyeja

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ndikoi drejtpërdrejtë edhe në botën e futbollit.

Në këtë mes ato që e pësuan ishin klubet ruse, por edhe kombëtarja të cilat u përjashtuan nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s duke mos i lejuar të merrnin pjesë në kompeticionet e tyre.

UEFA dhe FIFA e gjykoi të gabuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe në këtë formë ndërhyri.

Por, një tjetër palë që mund ta pësoj nga UEFA dhe FIFA është edhe Bjellorusia. Këta të fundit kanë dërguar trupa ushtarake në ndihmë të Rusisë teksa përgjatë gjithë luftës kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj rusëve.