12 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten, se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 2.995 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Ditëve të fundit, është shënuar rënie e madhe e numrit të rasteve pozitive dhe të vdekjes.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shëruar 182 pacientë. Raste aktive janë 1.652.