Simone Inzaghi trajner i ri i Interit

Kampioni i Italisë, Interi e ka zyrtarizuar Simone Inzaghin për trajner.

Një njoftimin e lëshuar të enjten, Interi ka shkruar se Inzaghi ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin.

Ai në këtë post e ka zëvendësuar Antonio Conten, i cili u largua javë më parë nga Interi pas dy vjetësh.

Inzaghi sezonin e shkuar ishte në krye të skuadrës së Lazios.