15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 964 numri i të prekurve

Ka shkruar në 964 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri, me 15 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja janë 13 raste në Durrës, një në Tiranë dhe një në Shkodër. Të gjitha rastet janë raste kontakti të personave të rezultuar me parë pozitive.

Të dhënët e reja janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, në raportin e situatës më të fundit të koronavirusit në vend, pas testimeve të bëra në rastet e dyshuara gjatë 24 orëve.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë “ Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste”, ka njoftuar Beqo.

Në Shqipëri aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.