150 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 150 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 16 raste të reja, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga ky virus.

Janë shëruar edhe 26 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 270 mijë e 285.