Moti sot temperaturat deri në 12 gradë

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.