20 raste të reja me koronavirus

20 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë nga 2072 testime.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë asnjë person nuk ka vdekur ndërkaq janë shëruar 31 qytetarë.

MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.