26 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë në Emergjencë

Shërbimi Spitalit Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur sot se si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit.

Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 persona tjerë, sipas raportit të punës.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit.

Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 persona tjerë, sipas raportit të punës.

Nga ta, 66 pacientë u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), 49 pacientë u regjistruan si raste kirurgjike, 68 u mjekuan në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 61 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik.