7 pacientë me COVID-19 në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 7 pacientë të konfirmuar me COVID-19, dhe 6 të negativizuar post-COVID.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së te premten, me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 9 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient, Klinika e Neonatologjisë , 1 foshnje post-Covid-19 dhe Spitali i Gjakovës, 1 pacient.