Gazetari Arben Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, duke theksuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka siguruar mbështetjen e shumicës dërrmuese të degëve të partisë, shkruan Gazeta Stop.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se nga gjithsej 39 degë të LDK-së, 34 janë rreshtuar në mbështetje të Abdixhikut, ndërsa vetëm pesë degë kanë shprehur kundërshtimin e tyre.
Sipas tij, kjo nënkupton se niveli i pakënaqësisë ndaj liderit të LDK-së është rreth 20 për qind, një përqindje që, sipas gazetarit, është e zakonshme edhe në partitë e tjera politike në Kosovë.
“Një nivel i tillë pakënaqësie ndaj liderit gjendet pothuajse në çdo parti politike – qoftë në Vetëvendosje me Albin Kurtin, në AAK me Gjinin ose Haradinajn apo në PDK me Bedri Hamzën”, ka shkruar Ahmeti.
Ai vlerëson se, me këtë mbështetje të gjerë nga strukturat e partisë, Abdixhiku ka fituar një betejë të rëndësishme politike brenda LDK-së, partisë së themeluar nga presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.