4 ushqimet më të këqija për mëngjes


Mëngjesi është vakti i ditës të cilin nuk duhet shmangur në asnjë mënyrë, por ushqimet që zgjidhni për të ngrënë mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në shëndet.

Nëse fillohet mëngjesi me një vakt të ekuilibruar, plot proteina, fibra, karbohidrate komplekse dhe yndyra të shëndetshme, mund të shijohet një rritje energjie që do t’ju mbajë të ngopur deri në drekë.

E kundërta mund të ndodhë nëse zgjidhen ushqime të pasura me sheqerna të shtuara, yndyra të ngopura dhe pa proteina ose fibra për t’i balancuar ato.

Për shumë dietologë zgjedhjet e gabuara të ushqimeve të mëngjesit mund të ndikojnë në jetëgjatësi, nëse ato konsumohen rregullisht me kalimin e kohës.

Drithërat e mëngjesit

Mund të jenë të shijshme dhe të lehta, por konsumi i vazhdueshëm i drithërave të mëngjesit të mbushura me sheqer të përpunuar, mund t’ju dëmtojë shëndetin me kalimin e kohës.

Ato do të rrisin nivelet e sheqerit në gjak, duke ju lënë të uritur dhe nervoz.

Duke çuar në konsum më të lartë të sheqernave gjatë ditës, gjë që mund të shkaktojë diabet të tipit 2 dhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Lloje të ndryshme sallami

Konsumi i rregullt dhe në sasi të mëdha të këtij lloj mishi mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Mishi shumë i përpunuar dhe i mbushur me kripë, mund të rrisë presionin e gjakut.

Ai gjithashtu përmban edhe përbërës të tjerë, si nitritet, të cilat janë të pashëndetshme për sistemin tretës.

Nëse këto ushqime konsumohen shpesh, mund të rrisin rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Ëmbëlsirat

Të trajtosh veten herë pas here me një ëmbëlsirë me sheqer për mëngjes nuk është diçka e keqe, por konsumi i rregullt i po.

Sasia e sheqerit që merrni me një ushqim të tillë, bën që trupi të sforcohet për të çliruar një sasi të lartë të insulinës.

Gjithashtu konsumi i rregullt i sheqerit rrit edhe më tepër dëshirën për ushqime të pasura me sheqer.

life

Sasitë shumë të larta të sheqerit, që disa prej këtyre pijeve mund të përmbajnë, rrisin inflamacionin, rrezikun për obezitet, diabet dhe sëmundje të zemrës. /Agroweb