5732 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 5,732.

Ministria bën të ditur se janë shëruar 331 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,184.

MSH njofton se nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,031 doza të vaksinës.