59 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19 në spitale

Klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar.

Sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientëSpital i Pejës, 3 pacientëSpitali i Gjakovës, 11 pacientëSpitali i Gjilanit, 2 pacientëSpitali i Mitrovicës, 7 pacientëSpitali i Ferizajt, 4 pacientë.