59 pacientë të infektuar me COVID-19 në spitale

59 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjitshme.

28 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy në kujdes intensiv mjekësor, njofton Klan Kosova.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë