8 të vdekur e 88 raste pozitive me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se 8 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 88 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 4,704 personave të dyshuar.

MSH-ja po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 651 persona, ndërkaq numri i rasteve aktive është 4,800.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 15,718 doza të vaksinës. Të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë, janë 493,794, ndërkaq numri total i dozave të administruara është 1,257,671.