Policia jep detaje për zjarrin në Zubin Potok dhe sulmin në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga zjarri në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut janë djegur ambientet përdhese. Tutje bëhet e ditur se ekziston dyshimi se janë djegur edhe ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme dhe Bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës. Kurse në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan është gjetur një granatë dore e pa eksploduar, njofton Klankosova.tv.

“Ekipi i EOD-së u informua, i cili doli në vendin e ngjarjes në 09:55, dhe pas kontrollimit të objektit, u gjetën dy mjete shpërthyese, të cilat ekipi i EOD-së i asgjësoi në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.” thuhej në postimin e Policisë në Facebook.

Tutje bëhej e ditur se hetimet për rastet janë duke vazhduar.