8 të vdekur nga koronavirusi


Të martën janë regjistruar tetë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 489 raste të reja pozitive nga testimi i 4082 mostrave.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.